(VIDEO) Tirana-Vllaznia, tifozët thyejnë stolat dhe sulmojnë me fikëse zjarri

(VIDEO) Tirana-Vllaznia, tifozët thyejnë stolat dhe sulmojnë me fikëse zjarri

January 15, 2022 0

Ndeshja mes Tiranës dhe Vllaznisë është kthyer në arenë ‘boksi’. Gjatë pushimit mes dy pjesëve tifozët bardheblu kanë marrë fikëset e zjarrit në katin e dytë të stadiumit dhe i kanë hapur mbi tribunën qendrore dhe më pas mbi tifozët e Vllaznisë. Ky veprim ka irrituar këto të fundit, të cilët kanë thyer stolat për të sulmuar tifozët e Tiranës.

Është dashur ndërhyrja e policisë për të qetësuar gjakrat mes tyre. Ndërsa raportohet se disa nga tifozët janë nxjerrë jashtë stadiumit. Përballja e ditës së sotme ishte me rëndësi për të dy skuadrat. Tirana me 33 pikë dhe Vllaznia me 25 pikë, donin fitoren për arritjen e objektivave të tyre. Në përfundim ndeshja u nda në barazim me rrjeta të paprekura. revista.one/