(VIDEO) Treshja në shtëpinë e Arjan Konomit, Mevlani i çon një vajzë të Për’puthen

(VIDEO) Treshja në shtëpinë e Arjan Konomit, Mevlani i çon një vajzë të Për’puthen

December 3, 2021 0

Opinionisti i Për’puthen Arjan Konomi dhe Mevlan Shaba zhvilluan një live në TikTok me një tjetër ish-konkurrent dhe gjatë bisedës, ndjekësit po i kërkonin Arjanit të tregonte ndonjë histori me Mevlanin.

“Më merr në cel, më thotë a je në shtëpi, jam i them, më vjen te shtëpia dhe pas dy minutash bie prap zilja dhe kur shoh unë ishte një nga ato të Për’puthen: Po ti moj i thashë çfarë do këtu? Jam me Mevlanin tha ajo. Hajt i thash më dilni përjashta, mu futën me zor në shtëpi të dy. Me njërën nga ato ‘nuset’, nuk e tregojmë. Erdhën në  shtëpi dhe nuk dilnin më i thashë unë tani duhet të ikni, po s’ma mbante dhe nga ajo se ishte shumë e fuqishme (qesh).
Po kështu bën ky pa të lajmëruar. “

Mevlani ndërkohë thotë: Ja te ky divan, Arjani qesh dhe nuk do që ai të tregojë më shumë, madje Arjani shpresonte që ‘live’ mos ta regjistronin, por ndjekësve nuk iu shpëtoj ky detaj.

Nuk u tha me kë ka ndodhur kjo situatë, por të gjithë aluduan sigurisht për Ledjanën ose Antonelën, e cila momentalisht ndodhet në ‘Big Brother VIP’. revista.one/