(VIDEO) UFO apo meteor? Qielli i Izmirit bëhet jeshil në mes të natës

(VIDEO) UFO apo meteor? Qielli i Izmirit bëhet jeshil në mes të natës

August 2, 2021 0

Një meteor i gjelbër ra në tokë në Izmir të shtunën. Ky fakt ka ndezur spekulimet për rrëzimin e një sateliti apo një UFO-je. Videot tregojnë objektin që bie mbi qytetin e Izmirit në Turqi, para se të zhduket në horizont me një ndricim verbues që natën e kthen në ditë. Të tjera klipe tregojnë një shpërthim drite të gjelbër para se meteori të bjerë në tokë. E gjithë kjo ndodhi në orën 2 të mëngjesit të së shtunë. Imazhet e rënies së pabesueshme të meteorit janë ndarë në mediat sociale dhe kjo ka bërë që të ndizen spekulimet nëse bëhej fjalë për një copë shkëmb nga hapësira, një satelit të rrëzuar apo edhe përplasjen në tokë të një UFO-je. revista.one/