(VIDEO) Vajza e Ilir Shaqirit pëlqen këngën e Donaldit, si do ta presë i ati

(VIDEO) Vajza e Ilir Shaqirit pëlqen këngën e Donaldit, si do ta presë i ati

October 31, 2022 0

Vajza e fituesit të “Big Brother Vip” Ilir Shaqirit, Emily Shaqiri, surprizoi ndjekësit e saj me videon e fundit në TikTok.

Emily publikoi një video ku shfaqet në makinë, duke kënduar këngën e “rivalit” të babait të saj, Donald Veshajt. Bëhet fjalë për këngën e Donaldit, të titulluar “Nuk je”, ndërsa ajo këndon: “Unë e di që jam idjot ama jam idjoti jot.”Menjëherë ndjekësit e saj vërshuan me komente, për zgjedhjen e këngës.

Emily sqaroi shpejt  duke shkruar: “Përshëndetje djema, nuk jam zënë me babin”, duke lënë të kuptojmë se Iliri nuk e ka problem faktin që Emily është fanse e muzikës së Donaldit. Brenda shtëpisë së BBV, dhe më pas jashtë Iliri ka treguar se ka një lidhje shumë të ngushtë me Emilin.

revista.one/