(VIDEO) Velipojë, bombolat e gazit shpërthejnë në hotel, të plagosur pronarët, fëmijët në gjumë…

(VIDEO) Velipojë, bombolat e gazit shpërthejnë në hotel, të plagosur pronarët, fëmijët në gjumë…

July 4, 2021 0

Ngjarja ka ndodhur në restorantin e një hoteli dhe të plagosur janë pjestarlt e familjes që janë pronarë.

Klarisa Gjoka 15 vjeç, Danjela Gjoka 18 vjeç, Enriko Gjoka  19 vjeç dhe Alketa Gjoka 40 vjeç, kanë mbetur të plagosur, pronarë të hotelit

Personat në fjalë ndodhen në gjende të rëndë shëndetësore dhe janë nisur për në Tiranë, për ndihmë më të specializuar.

Punonjësja e ambulancës, që ka mbërritur në vendngjarje, ka treguar se gjendja e të lënduarve është shumë e rëndë, ndërsa ka shtuar se tre vajzat e reja dhe i mituri kanë pësuar djegie në 85-90% të trupit.

“Gjendja e të lënduarve është shumë, shumë e rëndë. Djegia 85-90%. Të gjithë janë një familje, në moshën prej 11 deri në 30 vjeçe, një fëmijë dhe tri gra. Janë nga Lezha dhe kanë ardhur te hoteli që kanë në Velipojë. Janë djegur nga bombola e gazit. Mbërritëm menjëherë policia, zjarrfikësi dhe ambulanca dhe i transportuam. Dy janë në Spitalin e Shkodrës, për dy të miturit pritet helikopteri, se janë në gjendje më të rëndë”, është shprehur punonjësja.

Burime për median bëjnë me dije se fëmijët kanë qenë në gjumë kur ka ndodhur ngjarja, ndërsa ka qenë nëna ajo që ka dëgjuar shpërthimin e parë të bombolës dhe më pas ka zgjuar fëmijët për t’i larguar nga ambienti.

Në magazinën e restorantit ndodheshin disa bombola, ende nuk dihet se sa prej tyre kanë shpërthyer, por raportohet se ka pasur me shumë se një shpërthim. Fatmirësisht në hotelin ku kanë shpërthyer bombolat nuk ka pasur turistë, pasi ngjarja mund të kishte përfunduar në një tragjedi.