(VIDEO)”Faj”, Beatrix shkruan një këngë për Donaldin

(VIDEO)”Faj”, Beatrix shkruan një këngë për Donaldin

January 27, 2022 0

Këngëtarja Beatrix Ramosaj ka publikuar projektin e ri muzikor që mban titullin “Faj”.

Kënga është një dedikim për historinë e dashurisë me Donald Veshaj, që nisi brenda shtëpisë së Big Brother VIP Albania.

“Tani mund të dëgjoni anën time të historisë!”, ka shkruar këngëtarja krahas postimit.

“Nga zemra për të gjithë ju, sidomos ty”, shton më tej këngëtarja në një postim në Instastory.

Kënga vjen vetëm pak ditë pasi këngëtarja doli nga shtëpia e famshme dhe u përballë me kritikat e shumta që ka marrë për romancën që nisi me aktorin e humorit.

Ajo rrëfen përmes tekstit paragjykimet që ka marrë. Ajo thekson se njerëzit i kanë paragjykuar por nuk e kanë idenë se çfarë po përjetojnë.

Nëpër vargje, thotë se nuk bëhet pishman për të qenë përkrah Donaldit ndërsa shton se së shpejti do të jenë bashkë. revista.one/