(VIDEO)Fifi dhe Donaldi kërcënojnë me gjyq njëri-tjetrin në rrjete sociale teksa ndodhen së bashku

(VIDEO)Fifi dhe Donaldi kërcënojnë me gjyq njëri-tjetrin në rrjete sociale teksa ndodhen së bashku

May 1, 2022 0

Filloreta Raçi-Fifi ka reaguar së fundmi për një skeç që mbrëmë (e premte) Donaldi dhe Romeo e kanë bërë në emisionin e tyre të ri “Më lër të flas”.

Bëhet fjalë për një tufë me gjethe që e kishte vënë brenda shtëpisë së Big Brother VIP, teksa po ia prezantonte shtëpinë Mozzikut dhe duke i thënë se këtu i kishte rënë të fikët Fifit.

Kjo e fundit në një postim të shpërndarë në InstaStory tha se vëllezërit do të përballen me gjyqin lidhur me këtë.

Megjithatë, në një reagim të Donaldit e më pas të Fifit shihet se dyshja janë në të njëjtin vend.

“Tani jam zgjuar dhe tani po shikoj këto komentet në Instagram në lidhje me skeçin që e kam bërë, nuk e kuptoj Fifin tha që do të ndjeki anën ligjore edhe unë jam gati, do bëj gati avokatët e mi dhe ta ndjeki anën ligjore, po edhe unë jam gati. E pres në gjyq”, ka thënë Donaldi.

“Atëherë njerëz unë e pash deklaratën që e ka bërë Donaldi, po më vjen mirë që e ka marrë seriozisht këtë punë, unë vetëm kontaktuar me avokatin. Shihemi në gjyq së shpejti”, u shpreh në anën tjetër Fifi.

Ndërkohë që flet Fifi, Donaldi në sfond dëgjohet duke i thënë ‘mirë ia bën se është njeri me dy fytyra’. revista.one/