Vonesa e Mevlanit nevrikos Rrushen: Qeke karikuar, nuk do e lija nënën në rrugë

Vonesa e Mevlanit nevrikos Rrushen: Qeke karikuar, nuk do e lija nënën në rrugë

January 27, 2022 0

Në takimin me Mevlanin, Rrushja është mërzitur shumë nga pritja dhe ka vendosur ta dënojë.

Ajo i kërkoi që të qëndrojë tek cepi i murit për 5 minuta me një këmbë.

Ndërsa kur u ul, Mevlani vuri re se nervat e Rrushes nuk kishin kaluar dhe filloi ta ngacmonte me këmbë.

E prerë, Rrushja iu kthye: “Mevlan mos mi nxirr brirët e demit se bëhem shumë e keqe. Nëse do të ikësh, ik, udha e mbarë të qoftë.”

Ndërsa në studio, kur po komentohej takimi i tyre, Mevlani tha: “Mendoj se është pak e ekzagjeruar sepse i kam kërkuar 3-4 herë falje.”

Rrushja është nevrikosur keq, ndonëse Mevlani u përpoq ta justifikonte duke thënë se “nuk do të linte nënën rrugëve” pasi e kishte cuar për të bërë disa analiza mjekësore.

Ndërsa Rrushja i përmendi më pas se kishte publikuar fotografi me Efin ndërsa ishte në takim me të dhe u shpreh se kjo tregon mungesë respekti.

Rrushe: Puna është që pate kohë të hysh edhe live në Instagram, edhe të nxjerrësh foto me Efin duke ditur që ke takim me mua.

Mevlan: Qeke karikuar keq më duket.

Rrushe: Thjesht jam duke ndjerë e duke menduar. Shihet mos interesimi jot.

Mevlan: Vonesën nuk e kam bërë kastile. Biles nuk do vija fare, por për respekt erdha.

Rrushe: Po pse nxore foto me dikë tjetër kur je në takim me mua?

Mevlan: Nuk e dija që je kaq xheloze.

Rrushe: Nuk është çështje xhelozie, por mungesë respekti.