Ana Kauri: “Votoj atë parti që do të legalizojë shtëpitë publike!”

Ana Kauri: “Votoj atë parti që do të legalizojë shtëpitë publike!”

March 28, 2021 0

Ish-konkurrentja e programit “Për’Puthen”, Ana Kauri, në emisionin “E diell”, deklaroi se është pro legalizimit të shtëpive publike.

“Jam pro legalizimit të shtëpive publike. Duke qenë se jemi në prag zgjedhjesh, unë nuk jam me asnjë parti, por nëse do kishte një parti që do legalizonte shtëpitë publike, do e votoja këtë parti. Është një fenomen që ndodh dhe pse mos ta pranojmë”, tha Ana.

Ajo u largua nga “Për’puthen” pasi tha që kishte marrë zhgënjime të njëpasnjëshme nga djemtë e emisionit. Ajo u përballë me Rinianin, djalin që kishte një pëlqim, por refuzoi takimet me të. /revista.one/