Votuan 12, nuk i zë Covid 19? Sot u rritën shifrat e të prekurve

Votuan 12, nuk i zë Covid 19? Sot u rritën shifrat e të prekurve

April 28, 2021 0

A do të vazhdojnë te marrin gjoba qytetaret qe nuk mbajnë maskë në rrugë? Po lokalet, a do te gjobiten? Shikoni pamjet në mitingun e fitores së PS-së dhe do të bindeni se masat antiCovid janë vetëm për ata që nuk shkojnë në mitingje. Këto foto janë mitingu i fitores së PS-së dhe janë postuar nga ministri Arben Ahmetaj me diciturën  “Faleminderit12PS”.

Ose këta pjesëmarrës në miting janë të gjithë të vaksinuar dhe nuk kanë frikë, ose po shkelin rregullin për hir të partisë. Më poshtë janë shifrat e sotme të rasteve me Covid. Ka një rritje të lehtë të shifrave.

Njoftimi i MSH

Gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 123 raste të reja dhe 3 humbje jete, më i riu 65 vjeç.  

Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki:

32 raste në Tiranë, 9 raste në Fier, 8 raste  në Sarandë,7 raste në Gjirokastër, 5 raste në Durrës, Korçë, Lushnje, 4 raste në Shkodër, e me radhe.

Me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor 3 qytetarë e kanë humbur betejën me COVID19. Ata jane: 1 qytetar nga Tirana, 1 qytetar nga Berati, 1 qytetar nga Korça, të moshave 65- 84 vjeç. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllime familjarëve të të ndjerëve.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 724 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 107,887 që nga fillimi i epidemisë.

Aktualisht në spitalet COVID në Tiranë dhe tre spitalet rajonale po trajtohen 122 pacientë. 14 prej tyre jane në terapi intensive, nga të cilët 3 pacientë janë të intubuar.

Ministria e Shëndetësisë u drejtohet qytetarëve të kontaktojnë për çdo dyshim me mjekun e familjes. Ai rekomandon për të kryer testimin si dhe për ndjekjen dhe trajtimin ambulator në banesë. Telefononi në numri 127 të Urgjencës Kombëtare për çdo emergjencë apo referim në spital.

revista.one/