Vrasja e 20-vjeçarit tek ‘Principotes’ në Ksamil, Policia e shpall në kërkim administratorin Bekim Bulica
August 18, 2026Një 20-vjeçar portugez u vra me thikë mëngjesin e sotëm brenda ambienteve të klubit të natës ‘La Guerre’ të kompleksit ‘Principotes’ në Ksamil, pas një konflikti që dyshohet se nisi për një vajzë.
‘Principotes’ dikur i njohur me emrin ‘Tortuga Bay’ është një kompleks i themeluar në vitin 2022.
Kompleksi është në pronësi të një 71-vjeçareje, Kade Bulica nga Kukësi, ndërsa administrohej tashmë nga 36-vjeçari Bekim Bulica.
Ky i fundit, pas ngjarjes u arratis drejt Tiranës për t’iu shmangur hetimeve, ndërsa policia e ka shpallur në kërkim.
Viktima është identifikuar si Luis Miguel Varela Mendes, i cili kishte ardhur në Ksamil së bashku me një grup turistësh për të festuar.
Ngjarja ndodhi rreth orës 05:15 dhe sipas të dhënave paraprake, pas një konflikti që dyshohet se nisi brenda lokalit ‘Principote’, 20-vjeçari është goditur disa herë me mjet prerës.
Autori i vrasjes, Sokrat Vata u arrestua pas 5 orësh arrati në Fier, aty ku ishte fshehur në bagazhin e një makine e cila drejtohej nga një vajzë dhe pasagjer ishte edhe një person tjetër, të dy shtetas turq.
Po ashtu, Moisid Matushaj 24 vjec, banues në Gjirokastër, me detyrë Ndihmës Specialist i Hetimit të Krimit në Drejtorinë Vendore të Kufirit Gjirokastër, është ndaluar nën dyshimet se ka ndihmuar 29-vjeçarin Sokrat Vata, autorin e vrasjes së 20-vjecarit sot në Ksamil.
revista.one/


