Vrasja misterioze e 18 vjeçares në Ferizaj, arrestohet njëri prej dy djemve të dyshuar
August 23, 2021Është arrestuar njërin nga dy personat që dyshohen se kanë dërguar në spitalin e Ferizajt vajzën 18 vjeçare Marigona Osmani pa shenja jete.
Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, ka bërë të ditur se kanë grumbulluar informacione në terren, duke siguruar prova materiale, përmes kamerave të sigurisë dhe deklarata për rastin në fjalë.
Po ashtu kanë gjetur edhe vendin e krimit, që sipas policisë është kryer në një banesë të një rruge në Ferizaj, si dhe kanë identifikuar dy të dyshuarit e kësaj ngjarje.
Pas kësaj, policia thekson se kanë arritur që të arrestojnë njërin të dyshuarin Arbër Sejdiu i moshës 32 vjeç.
Pasi është intervistuar nga policia, me vendim të Prokurorit të Prokurorisë Themelore në Ferizaj, Sejdiaj është ndaluar për 48 orë, ndërsa në kërkim policor është i dyshuari tjetër Dardan Krivaqa i moshës 29 vjeçar.
Ndërkaq, trupi i pajetë i vajzës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë, për ekzaminim.
Rasti është cilësuar ‘’Vrasje e rëndë’’ dhe mbetet për procedurë të mëtejshme hetimore.
Rasti, sipas njoftimit të policisë ka ndodhur të dielën, rreth orës 15:08 minuta, ku viktima ishte dërguarlë pa shenja jete në emergjencën e Ferizajt.
Dy të dyshuarit ndërkaq ikën në drejtim të panjohur.
“Sektori Rajonal i Hetimeve nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, pasi ka pranuar rastin ‘’Hetim mbi vdekjen’’, ka nisur hetimin e rastit që ka ndodhur, sot rreth orës 15:08 , ku një person e gjinisë femër, ishte sjellë pa shenja jete nga dy persona të dyshuar, në Qendrën Emergjente në Ferizaj, të cilët pastaj ishin larguar në drejtim të panjohur”, thotë policia.
revista.one/