Vrasja në Divjakë/ Dëshmia e djalit që gjeti prindërit e pajetë: Jam në mes të katër rrugëve!

Vrasja në Divjakë/ Dëshmia e djalit që gjeti prindërit e pajetë: Jam në mes të katër rrugëve!

September 18, 2021 0

Vrasja e dyfishtë në familjen Rrasa mbrëmjen e sotme tronditi Divjakën dhe opinionin publik, ku Hekuran Rrasa vrau me armën e gjahut bashkëshorten Fëllënxa dhe më pas vrau edhe veten.

Viktimat u gjetën nga djali i tyre i cili lajmëroi menjëherë policinë. I dëshpëruar për tragjedinë brenda familjes ia thotë se ndodhej në një kafe kur mësoi për ngjarjen e rëndë.

“Jam në mes të katër rrugëve, i lutem vetëm zotit. Kam qenë në kafe kur mësova tragjedinë”, tha djali i çiftit.

Ndërsa të afërmit kanë thënë se ata ishin familje e shkëlqyer dhe se Hekuran Rrasa punonte në bashki.

“Hekurani nuk ka patur kurrë probleme të shëndetit mendor. Ata ishin familje e shkëlqyer, ai punonte në bashki”, janë shprehur të afërmit.

Një nga komshinjtë e viktimave është shprehur se ata ishin të qetëm, por kohët e fundit grindeshin me njëri-tjetrin.

“Ata s’bënin llafe po kohët e fundit po, Hekurani punonte në bashki, ajo në shtëpi me punët e shtëpisë”, tha banori.

Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve që sollën ngjarjen e rëndë këtë të shtunë.

revista.one/