Vrasje për votat në Elbasan, nga përplasja e të fortëve, 4 të plagosur, njëra police
April 21, 2021Vrasje politike ne Elbasan. Vritet me armë zjarri te lagjja 5 Maji në Elbasan Pjerin Xhuvani, me profesionin mjek. Ai është akuzuar nga Partia Demokratike si mbështetës i Partisë Socialiste dhe i Edi Ramës dhe i lidhur me bandat.
Dyshohet se shkak për ngjarjen e rëndë të jetë bërë shpërndarja e parave për qëllime elektorale. Sipas PD një mjet kishte nisur të qarkullonte në zonë dhe ofronte para në këmbim të votave.
Viktima Pjerin Xhuvani nuk është një emër i panjohur, ai është përfolur edhe në sherrin e Ditës së Verës, po në këtë qytet.
Autori për vrasjen e Pjerin Xhuvanit në Elbasan mësohet se është, Arbër Paplekaj, ish-efektiv i RENEAS, shoqërues i Gazment Bardhit. Ai ka pranuar krimin duke thënë se ka qëlluar për vetëmbrojtje pasi u qëllua më parë nga persona që po blinin vota. Raportohet se dëshmitarë okularë kanë thënë se Paplekaj ka dalë nga një furgon i PD-së dhe ka qëlluar në drejtim të vendit ku ka qenë Xhuvani.
Pjerin Xhuvani
Paplekaj kështë vetëdorëzuar në repartin e RENEA-s në Tiranë.
Xhuvani u akuzua nga PD se ishte një ndër organizatorët e përplasjes fizike mes simpatizantëve të PS dhe PD Ditën e Verës në Elbasan.
Nga të shtënat kanë mbetur edhe 4 të plagosur. Emrat e të plagosurve jane Emiljan Prenga 39 vjeç, Pavlo Vuksani 50 vjeç, Eltjon Bodinaku 32 vjeç, dhëndri i Pjerin Xhuvanit, dhe Xhensila Sota 27 vjeçe ( punonjëse e policisë).
Pjerin Xhuvanin ishte i përshirë në përplasjen në Elbasan, Ditën e Verës, mes militantëve të PS dhe PD. Në atë kohë opozita akuzoi mbështetësit e Ramës që dhunuan qytetarët ishin eksponentë të krimit të organizuar dhe se atë ditë ishin edhe të armatosur. Xhuvani ka qenë dhe ish-kryetar i LSI-së.
Në vendngjarje, vetëm pak minuta pasi ka ndodhur krimi ishte dhe drejtuesi politik i PD-së në Elbasan, ku ka justifikuar krimin duke thënë se shtabi elektoral i Taulant Ballës po blinte vota.
Drejtori i Spitali Arben Zeneli ka dhënë më tepër detaje në lidhje me gjendjen e personave që mbetën të plagosur në Elbasan.
Zeneli ka bërë me dije se gjendja e tyre është stabël, njëri prej tyre ka dëmtim në kokë dhe tjetri në krah dhe në bark.
Ndërkohë Eltjon Bodinaku, 32-vjeç, i cili është në gjendje të rëndë po i nënshtrohet një ndërhyrje më të sepcializuar në spitalin e Elbasanit.
Një nga njerëzit që merret me sigurinë e Gazment Bardhit në Elbasan, i cili ka qenë bodigard i Sali Berishës, Lulzim Bashës, Osman Levanaku, ka shprehur kënaqësinë e tij për vrasjen e Pjerin Xhuvanit sot në Elbasan.
“Çdo vdekje që vjen prej Zotit është e mirseardhur.Por ku vritesh për para votash, si kjo e këtij qeni në Elbasan.jam tre metra larg kufones.
Shoh shumë polici që bëjnë sikur janë të përkushtuar. Ndërkohë që e dinë se bandat janë gjithë ditën me armë në Elbasan e kërcënojnë njerëzit për vota dhe në përpjekje për të më vrare mua do vritesh ti o qen e… per Pipi Shurren.
Pyesni Taulantin ku ishe mbrëmë dhe çfarë keni vendosur. Dhe për ate të radhës”, shkruan Levanaku në faqen e tij. /revista.one/