Vrau 27-vjeçarin tek “5 Maj”, Marius Dema tregon çfarë ndodhi

Vrau 27-vjeçarin tek “5 Maj”, Marius Dema tregon çfarë ndodhi

May 15, 2021 0

Gjykata e Tiranës jep masën e sigurisë “Arrest me burg” për Marius Demën. 28 vjeçari qëlloi me plumb shokun e tij Mehmet Qema, pak ditë më parë në zonën e “5 Majit” në kryeqytet. Ndërkohë, për shokët e tjerë, është dhënë masë më e lehtë sigurie.

Frenklin Myftari, dhe Xhuliano Koçi janë lënë nga gjykata në masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, ndërsa shokët e tjerë Eder Pjetri, Blerim Hoti, Erlin Peka dhe Marjus Halili janë lënë në masën e sigurisë “Detyrim paraqitje”.

Pas vrasjes, Marius Dema ka thënë se është larguar i tronditur nga vendngjarja. Ndërsa shokët e tij kanë prishur provat , duke fshehur armën dhe kanë fshirë njollat e gjakut. Autori u dorëzua pas disa orësh bashkë me shokët e tjerë. Ata u ndaluan për akuzën e “Veprimeve që pengojnë zbulimin e të vërtetës”.

Vetë Marius Dema ka shfaqur pendesë dhe ka thënë se “ka vrarë vëllanë e tij” nga pakujdesia pasi nuk e dinte që arma kishte plumb në fole. Fatkeqësisht, në orët e vona të 10 Majit, 27 vjeçari Mehmet Qema u dërgua me urgjencë në spital por nuk mundi të jetonte.

Policia dhe Prokuroria e akuzojnë autorin për veprat penale “Vrasje me dashje” dhe “Armëmbajtja pa leje”, ndërsa avokati sot në seancë ka kërkuar rikualifikim të veprës penale, për ta ndryshuar atë në “Vrasje nga pakujdesia”.

Dëshmitari

“Plasi arma në Shtëpinë e Bardhë, kështu më telefonuan”, tregon një nga dëshmitarët e vrasjes së Mehmet Qamës tek “5 maji”. 

Ai është pronari i një servisi në lagjen “5 Maji”, ku ndodhi edhe ngjarja.

Dëshmitari para policisë ka thënë se e kanë marrë në telefon dhe i kanë thënë se se “plasi arma në Shtëpinë e Bardhë”.

Ai tha se kishte dalë nga servisi dhe kishte parë disa të rinj që po largoheshin në vrap. Ndër të tjera dëshmitari tha se kur ka shkuar në vendngjarje ka parë Marjusin në gjendje të rëndë psikologjike teksa thoshte “o çfarë bëra më vdektë goca”.

“Mariusi ishte shtrirë dhe po qante e bërtiste po fliste përcart, fillimisht mendova mos ishte plagosur ky. E kishte kapur në krahë por fliste përçart “O çfarë bëra, më vdektë goca” dhe fliste në telefon.  Kishin dalë dhe banorë të lagjes pasi ishte krijuar një situatë alarmante “ ka dëshmuar ai.

revista.one/