“X5-sa poshtë pallatit”, ja çfarë u këndojnë vajzave Mevlani dhe Juli

“X5-sa poshtë pallatit”, ja çfarë u këndojnë vajzave Mevlani dhe Juli

February 27, 2021 0

Mevlani dhe Juli, dy nga konkurrentët më të përfolur të programit “Për’puthen” kanë ardhur me një super bashkëpunim për publikun.

Kënga e tyre e publikuar në kanalin Youtube, mban titullin “(X5) SE”, me tekst nga Juli dhe Petro Xhori, ndërsa orkestimi nga Xhulio Milloshi.

Teksti i këngës:

Hajde peshk i freskët, karkalecë, midhje, oktapod, peshk i freskët…

Mami jot se di që ti s’je në shtëpi

Në orën 12-të ti zbret nga ballkoni

Po ta merrte vesh do i binte tensioni

Se vajza e saj çdo natë bredh me një flokëgjatë

Babi jot se di se ti tashmë je rritur

Ato që bënte mami, ti ja ke kaluar

I ke ikur nga duart prandaj po bredh me mua

Po ta merrje vesh o i zi, do më shtypje me taksi

Refreni:

Vajza po don me dale

Naze jo nuk paske

Jo mos e pyet ti babin

X5-sa poshtë pallatit

X2

Vajza jote zoti vjehërr bredh me mua në çdo ferrë

Jo mos qaj e mos bëj namin se ka ngjarë njëlloj me mamin

Vajza jote zonja vjehërr bredh me mua e me ca të tjerë

E kur s’jam unë në Shqipëri me sa bredh unë nuk e di..

1 dhe 1 bëjnë 2, ti njihesh në të gjithë Shqipërinë

Nga Vermoshi, Konispol, që të gjithë të kanë bërë gol. /revista.one/