“Xhaka dhe Gjimshiti vunë bast për mua”/ Moderatorja tregon takimin me yjet e Kombëtares
May 4, 2022Feride Kuqi ka folur për herë të parë rreth prapaskenave të takimit të saj me Taulant Xhakën vite më parë që nuk u kaloi pa u komentuar në media.
Ajo ka sqaruar se mes tyre nuk ka patur asgjë dhe po ashtu ka zbuluar se përse Xhaka postoi foton me të dhe më pas e fshiu nga Instagrami. E ftuar në “A-Politik” moderatorja e RTV Ora, tha se kur futbollistët e kombëtares ishin kthyer në Tiranë për të festuar përballjen me Serbinë, në një prej club-eve në Tiranë i kishte rënë në sy Feridja. Kjo e fundit tregoi se iu afrua yjeve të kombëtares asokohe për t’i komplimentuar për ndeshjen.
“Shkova bashkë me mikeshat e mia nga Miss Shqipëria për të bërë një foto me çunat e për t’i uruar për suksesin e tyre me Serbinë. Pasi bëra foto me Taulant Xhakën, Gjimshiti u hodh dhe vuri në provë kolegun e tij Xhaka, duke vënë bast me njeri-tjetrin nëse Taulant Xhaka do e postonte apo jo foton në Instagram-in e tij. Për të vërtetuar që s’ka asgjë në mes, Xhaka e postoi dhe më pas e fshiu”, u shpreh Feridja duke shtuar se kjo gjë nuk i shpëtoi portaleve duke vënë pikat mbi i për lajmin e qarkulluar disa vite më parë, se mes tyre nuk kishte asgjë përveç se një foto e momentit.
Taulant Xhaka është i martuar dhe baba i një djali teksa së shpejti do bëhet baba për herë të dytë. Edhe Berat Gjimshiti është i martuar dhe ka një djalë.