Xhaka mungon, por Zvicrën sërish e udhëheq një shqiptar, Shaqiri kapiten ndaj Spanjës
July 2, 2021Granit Xhaka do të jetë mungesa e madhe e Zvicrës në çerekfinale të Kampionatit Evropian.
Mesfushori shqiptar është lider i helvetikëve pasi bart edhe shiritin e kapitenit.
Por përkundër mungesës së Granit Xhakës, një tjetër futbollist shqiptar do ta udhëheq Zvicrën në çerekfinale.
Xherdan Shaqiri është zëvendës kapiten i helvetikëve dhe shiriti pritet të jetë në krahun e tij sonte ndaj Spanjës.
Si Xhaka ashtu edhe Shaqiri kanë qenë lojtarët kryesorë të Zvicrës këtë kampionat evropian.
Shaqiri kishte asistuar në barazimin e Zvicrës 1-1 ndaj Uellsit, derisa kishte shënuar dy gola ndaj Turqisë për të kaluar Zvicra në 1/8 e finales.
Ndërkohë në 1/8 e finales Granit Xhaka ishte i jashtëzakonshëm ku përveç lojës fantastike në mesfushë kontribuoi edhe me një asistim në eliminimin e Francës.
Tani i gjithë fokusi i zviceranëve është në ndeshjen e sotme, ku pasi eliminuan Francën synojnë të bëjnë një tjetër mrekulli dhe ta eliminojnë edhe Spanjën. revista.one/