Xhensila dhe Kidda bëhen bashkë për këngën “Më do”

Xhensila dhe Kidda bëhen bashkë për këngën “Më do”

November 19, 2022 0

Xhensila Myrtezaj ka bashkuar forcat me artistin Kidda për një këngë të re. Dyshja e suksesshme kanë publikuar projektin me titullin “Më do”, që e shoqëruan edhe me videoklip që tashmë gjendet në YouTube.

Teksti i këngës u shkrua nga Xhensila, Kidda dhe kantautori, Muma teksa miksimi dhe masterizimi u bë nga Marenglen Boja.

Producent i projektit është Gent Music, ndërsa klipi u realizua nga “Fullmoon Production” me regji të The Claudia.

Vlen të theksojmë që dyshja sollën një klip të veçantë ndërsa vëmendje mori Xhensila me paraqitjen joshëse dhe plotë stil.

revista.one/