Xhensila Myrtezaj dhe Lumi B publikojnë “Prit pak”, i shtojnë verës një tjetër hit

Xhensila Myrtezaj dhe Lumi B publikojnë “Prit pak”, i shtojnë verës një tjetër hit

June 22, 2021 0

Pritja për “Prit pak” nga Xhensila Myrtezaj dhe Lumi B ja ka vlejtur njëqind për qind. Ashtu siç kishin lajmëruar edhe në rrjete sociale, dyshja e artistëve publikuan sot bashkëpunimin e tyre 

Që në sekondat e para të këngës ju premtojmë që do të kërceni me Xhensilën. Ngjyra, ritëm dhe një skenë paksa e ngjashme me “Wild Thoughts” të Rihanna-s janë ato që mbizotërojnë në videoklip.

Pas publikimit të projektit që u prit mjaft mirë nga fansat, përmes një postimi në Instagram Xhensila ka shprehur mirënjohje për bashkëpunimin me Lumi B, duke zbuluar se nuk do të jetë i fundit me të.“Epo boll pritëm. Bashkëpunimi i parë por jo i fundit. Faleminderit që hape një dritare të re me këtë këngë”, shkruan ndër të tjera 28 vjeçarja. Revista.one/