Xhubleta shqiptare e lashtë 4 mijë vjeçare pranohet në UNESCO
November 30, 2022UNESCO pranon si trashëgimi botërore xhubletën shqiptare e lashtë 4 mijë vjeçare. Xhubleta është një veshje tipike e grave në Shqipërinë Veriore, në Malësinë e Madhe, Rugovë, Dukagjin dhe trevat shqiptare në Malin e Zi.
“Dosja e dijebërjes artizanale të xhubletës u pranua në listën e Trashëgimisë Kulturore Jomateriale nën mbrojtjen e UNESCO-s. Xhubleta shqiptare, e lashtë 4 mijë vjet, tashmë është pasuri e gjithë njerëzimit!”, njoftoi ministrja e Kulturës, Elva Margariti.
Xhubleta është me prejardhje të lashtë. Paraqet ngjashmëri me veshjen e disa figurinave neolitike të gjetura në Bosnje, por edhe në vise të tjera të Mesdheut, që i përkasin mijëvjeçarit të dyte p.e.s dhe lidhen me qytetërimet e vjetra mesdhetar.
Në misterin e xhubletës janë një seri simbolesh ku paraqesin lidhjet me fenë katolike, besimin te Zoti, dashurinë dhe bukurinë e femrës malësore.
Raportohet se në arkivin shtetëror ndodhen diku tek 33 xhubleta.
Por jo vetëm kaq pasi mësohet se koleksionet private shkojnë deri në qindra.
revista.one/