Ylli i serialit “Patito Feo, këngëtarja dhe aktorja Brenda Asnicar bashkëpunon me artistin shqiptar
July 13, 2022Brenda Asnicar u bë shumë e njohur për publikun shqiptar me rolin e saj si “Antonela” në serialin “Patito Feo”.
Mirëpo sërish ajo është rikthyer në vëmendjen e shqiptarëve. Tanimë, ajo do të sjellë një projekt muzikor në bashkëpunim me një këngëtar shqiptar.
Bëhet fjalë për Art Rushitin! Ky është këngëtari shqiptar që do sjellë këngën me Brenda Asnicar që titullohet “Buenos Aries”.
“Le të fillojë vera. Rikthimi im ndërkombëtar sapo ka filluar pas një viti pauzë. Kam qenë fëmijë kur në çdo shtëpi shqiptare dëgjohej zëri i saj, Brenda Asnicar, apo në çdo bankë shkolle. Nuk e humbisja asnjë episod të serialit ‘Patito Feo’ ku Brenda (Antonela) luante, fuqizuar nga Disney, e shihja në MTV si shtatë vjeçar, me sytë plot lot e emocion, ndërsa tani jam duke publikuar këngë me klip me të. Brenda Asnicar ka shitur më shumë se një milion bileta nëpër stadiume e arena në gjithë Evropën, Amerikën Latine e shumë vende të tjera. Më vjen mirë që po i jap jehonë shtetit tonë edhe në zonat që nuk e kanë pranuar si të tillë. Kaq e vogël është bota, kaq mirë Zoti punon… ‘Buenos Aires’ është full shpirt, full ndjenjë, më besoni pritja do ja vlejë”, shkruan artisti shqiptar.
Klipi do të publikohet në datën 14 korrik. revista.one/