Majk dhe Anxhelo Koçi publikojnë duetin “Ma Cherie”

Majk dhe Anxhelo Koçi publikojnë duetin “Ma Cherie”

July 13, 2022 0

Majk dhe Anxheli Koçi kanë bashkuar forcat për një duet të radhës.

Dyshja dje (e martë) kanë publikuar këngën me titullin “Ma Cherie” që erdhi e shoqëruar edhe me një klip që tashmë gjendet në kanalin zyrtar në YouTube.

Për muzikën e këngës është përkujdesur Anxhelo, i cili ka shkruar edhe tekstin bashkë me Majk.

Dy këngëtarët kanë bërë gjithashtu edhe vijën melodike të projektit të tyre më të ri muzikor

Miksimi dhe masterizimi nga BigDeal Records, teksa për videoklipin u kujdes Valon Aziri.

Kujtojmë që ky është bashkëpunimi tyre i parë, ndërsa Majk aktualisht po shijon suksesin me një tjetër duet që është ai me Geasy “Mari”.

Ndërkohë, për Anxhelon ky projekt vjen pasi atij solo “Fotot” që rezultojë mjaft i suksesshëm dhe deri më tani ka grumbulluar mbi gjashtë milionë klikime në kanalin e Youtube.

revista.one/