Zemrat mal! Ermal Meta do hapë Kampionatin Evropian të Futbollit me këngën “Uno”

Zemrat mal! Ermal Meta do hapë Kampionatin Evropian të Futbollit me këngën “Uno”

June 10, 2021 0

Ermal Meta do të jetë këngëtari shqiptar që do të ngjitet në skenën e improvizuar në fushën e “Olimpico” të Romës.

Edhe pse protagonisti muzikor në ceremoninë e hapjes së Euro 2020 do të jetë Andrea Bocelli, ajo që vlen të theksohet është fakti se këngëtari i parë që do të ngjitet në skenë është Ermali.

Meta do të këndojë këngën “Uno”, pjesë e albumit më të ri “Tribu Urbana”, ndërsa Bocelli do të interpretojë “Nessun Dorma”, ku si sfond do të shërbejnë avionët në qiell që do të lëshojnë në qiell tre ngjyrat e flamurit italian