Zbardhet ekspertiza mjeko-ligjore e 6-vjeçares që u dhunua nga babai në Kamëz/ E ëma dhe 27-vjeçari kryenin veprime të turpshme bashkërisht

Zbardhet ekspertiza mjeko-ligjore e 6-vjeçares që u dhunua nga babai në Kamëz/ E ëma dhe 27-vjeçari kryenin veprime të turpshme bashkërisht

October 31, 2021 0

Ekspertiza mjeko-ligjore e te miturës në Kamëz ka zbuluar se ka dëmtime në pjesë të ndryshme të trupit dhe 2 dëmtime ne organet gjenitale, raporton reporter.al.

Masa e sigurisë ndaj Raimond Kunoraj, babait 27 vjeçar do të jepet ditën e nesërme në dhomën penale në Tiranë. I ati e mohon ta ketë përdhunuar, por pranon dhunën. Në prani të psikologes e mitura ka rrëfyer se si nëna e babai e dinin situatën dhe veprimet e turpshme i kryenin bashkërisht.

Ndaj të ëmës ende s’ka asnjë masë, hetimet po vazhdojnë. Për shkak të pranisë me të mitur prokuroria ka kërkuar seancë me dyer të mbyllura.

E mitura fillimisht është dërguar në spitalin e Kamzës ku pas dhënies së nihmës së parë, është përcjellë për në Spitalin “Nënë Tereza”.

Mjekët e këtij spitali kanë vlerësuar se e mitura kishte nevojë për ndihmë më të specializuar dhe është dërguar me autoambulancë në orën 03:00 të mëngjesit të të Shtunës për tek Urgjenca e “Traumës”.

Mësohet se e mitura ka mbërritur në këtë spital në gjendje të pavedëtijshme, me pësime të herëpas’hershme të gjendjes së të fiktit dhe me hemoragji të brendshme. Ajo ka rrëfyer pas disa minutash se i ati e ka dhunuar dhe e ka kafshuar.

“Ai më godiste gjithandej!, Më ka kafshuar në trup”, ka thënë 6-vjeçarja.

Ndërkohë shenjat në trup sipas bluzave të bardha janë të gjithanshme dhe të rënda. Këta të fundit kanë kërkuar ndihmën e mjekësisë ligjore pasi kanë konstatuar se e mitura kishte fraktura dhe plagë edhe në organet gjenitale.

Ka qenë e ëma e të miturës ajo e cila e dërgoi në spital atë dhe një një deklaratë për mediat teksa të gjithë prisnin që ajo të ndëshkonte të shoqin dhe të kërkont drejtësi për vajzën e saj, ajo e mbrojti duke iu drejtuar mjekëve dhe efektivëve të policisë me fjalët “ju doni të ma arrestoni bashkëshortin”.

Në një deklaratë për mediat gruaja ka thënë se “vajza nuk ka asgjë” dhe se nuk dëshiron të flasë për këtë temë.

revista.one/