Zbulim arkeologjik në Durrës, në themelet e një shkolle gjendet tempulli lashtë
August 25, 2022Zbulohet një objekt i rëndësishëm arkeologjik gjatë gërmimeve në zonën ku do të rindërtohej shkolla 9-vjeçare ‘Eftali Koçi’ në Durrës.
Në video duken fragmente të mureve rrethuese, që mendohet të datojnë në shekujt IV-III p.e.s. Arkeologia Iris Pojani, që ka ndjekur procesin e gërmimit, e cila thekson se këto zbulime, ku përfshihen edhe punime qeramike, objekte metalike etj., mund të jenë ndër më kryesoret të realizuara në qytetin bregdetar në 30 vitet e fundit.
E gjithë hapësira në fjalë është pjesë e zonës arkeologjike A të qytetit 3000-vjeçar dhe gjetjet e deritanishme mund të jenë vetëm fillesat e një zbulimi edhe më të rëndësishëm që mund të dalë në dritë në vijim.
Mijëra statuja të vogla prej balte të pjekur u gjetën në këtë kodër në një zbulim masiv të bërë në vitin 1970 nga arkeologu Vangjel Toçi.
Ndër vite arkeologët kanë folur për sanktuarin apo tempullin e perëndeshës Artemis, që ngrihej aty në lashtësi.
revista.one/