Zbulohet arsyeja e përplasjes nga jashtë mes Sonit dhe Inidës, Moza: Zhakun po e tolerojmë shumë

Zbulohet arsyeja e përplasjes nga jashtë mes Sonit dhe Inidës, Moza: Zhakun po e tolerojmë shumë

May 16, 2026 0

Mes këngëtares Soni Malaj dhe artistes Inida Gjata ose e njohur ndryshe si Zhaku ka pasur një hatërmbetje nga jashtë, e cila ka sjellë diskutime të forta në Ferma Vip.

Shkak për këtë përplasje është bërë një tekst i shkruar nga Zhaku, por që nuk është pranuar nga Soni. Vetë këngëtarja tha versionin e saj, pse teksti u refuzua.

“Zhaku ka bërë një tekst kënge. Ne jemi takuar para një viti për një tekst kënge që jam penduar. Artin e të kënduarit e kam profesion dhe jetike për mua. Kam një grup, dhe përgjithësisht vendos menaxheri për krijimet që të jetë më e pranueshme. Kanë ndryshuar edhe tre tekste të tjera që nga ai moment. Njerëz nga jashtë dhe histori nga jashtë mos përmend”, tha Soni.

Por për Sarën, nuk është etike një diskutim i tillë, teksa solli në vëmendje mirësjelljen e Sonit kur ka hyrë Zhaku dhe sjelljen që kjo e fundit po bën me këngëtaren.

“Një vajzë mirëpret një vajzë tjetër brenda dhe ajo vajza tjetër sjell histori nga jashtë që nuk janë në interes të askujt. Të flasim për hatërmbetjet e Zhakut dhe për tekstet e këngës së Sonit”, tha Sara.

Por për Mozën, Zhaku e ka tepruar me sjelljen e saj dhe i ka kërkuar që të rregullojë fjalorin.

“Në botën e artit ka një kontraditë mes artistit dhe produktit masiv. Soni tha që këngët më të mira i kam për vete. Zhaku mund të jetë një teksshkruese e mirë. Por nuk ka të drejtë t’ia çoj Sonit kaq kollaj, kur ka një grup menaxhimi. Etika e Zhakut, nuk e di. Zhaku rregullo fjalët. Po të të përveshemi ne, do e shohim ku do arrish. Të kam duruar deri tani, por nuk ecën dot me këtë gjuhë”, u shpreh Moza.

revista.one/