Zbulohet kodi shifror që përdorte Abdyl Frashëri në korrespondencën e fshehtë,  shkruan gazeta franzeze

Zbulohet kodi shifror që përdorte Abdyl Frashëri në korrespondencën e fshehtë, shkruan gazeta franzeze

May 8, 2021 0

Mbi korrespondencën e fshehtë të Abdyl Frashërit dhe kodin shifror ka shkruar “Journal des débats politiques et littéraires”. Shkrimi është botuar, të shtunën e 11 qershorit 1881, në faqen n°2

Artikulli përmend arrestimin e shqiptarëve të Epirit.

Korrespondenca Politike merr nga Janina detajet e mëposhtme mbi arrestimet e fundit në Epir:

“Pas shtypjes së kryengritjes në Shqipërinë e Epërme, Dervish Pasha telegrafoi në Konstandinopojë se fjalori i shifrave për korrespondencën e fshehtë të Abdyl Frashërit kishte rënë në duart e tij dhe se shkresat e deshifruara zbuluan një komplot të vërtetë kundër sovranitetit të Portës dhe një marrëveshje midis shqiptarëve të Epirit.

Në të njëjtën kohë, Dervish Pasha kërkoi kompetenca të plota me qëllim arrestimin e Abdyl Frashërit dhe i dërgoi valiut të Janinës një kopje të çelësit të shifrave përkatëse, me ndihmën e të cilës ai mundi të deshifronte dërgesat e gjetura në zyrat telegrafike dhe kështu të zbulojë bashkëpunëtorët.

Ai i ftoi këta të fundit, nëntë në numër, të vinin dhe të bisedonin me të në Prevezë. Ata e pranuan këtë ftesë, por menjëherë u arrestuan dhe u transportuan në bordin e një anije luftarake turke. Na sigurojnë se Porta synon t’i internojë ata në Bagdad.”

Aurenc Bebja, Francë – 8 Maj 2021

revista.one/