Zëri i këngës “Bebe” të Era Istrefit, Claydee zbulon prapaskenat e bashkëpunimit me të

Zëri i këngës “Bebe” të Era Istrefit, Claydee zbulon prapaskenat e bashkëpunimit me të

July 1, 2022 0

Kënga “Bebe” e Era Istrefit është një bashkëpunim me Claydee, pavarësisht se shumë pak e dinë.

Këtë detaj e rrëfeu artisti shqiptar Claydee i ftuar në “Më lër të flas” në Top Channel.

“Me Era Istrefin kemi bërë një këngë bashkë, ‘Bebe’, me Erën kemi shumë kimi dhe kur bëjmë këngë bashkë,  e besoj shumë si artiste kur punojmë bashkë këngët dalin shumë shpejt, për 5 minuta ideja, kënga për 50 min, aq duhet për një hit, nëse lodhesh aq shumë më mirë shkon në një hit tjetër”, tha artisti.

Claydee numëron miliona shikime në Youtube të hiteve të tij ndër vite.

Artisti Claydee rrëfeu më tej momentin kur u tregoi prindërve se do të bëhej pjesë e muzikës.

Ai shprehet se prindërit u çuditën kur morën vesh këtë.

“Duke mësuar njerëzit që të kërcejnë, bënim show me disa vende në një skuadër dhe  donte njëri të priste ca këngë, unë po vija këngë, i prishja këngët e famshme dhe i ndërroja. Bëra këngën e parë 20 vjeç, hera e parë u bë number one në Greqi, last summer. Kisha bërë disa këngë, ajo u bë hit i madh, ishte ajo që unë mund të qëndroja në studio. Unë u thash prindërve që s do bëhem mjek, ngelën ata, të fikët mamit, thanë po ky ça pati. Në fillim thanë çne ky me muzikë as s’ka studiuar. Aty shkova në një shkollë mësova, fillova të bëja (muzikë) profesionale”, tha Claydee.

Claydee është i njohur në shumë vende për këngët ritmike të bëra hit në të gjithë globin.

Claydee është këngëtari i dhjetëra hiteve ndërkombëtare, që me talentin e tij ka fituar miliona fansa në botë.

I lindur në Shqipëri dhe i rritur në Greqi, ai është një nga artistët shqiptarë më të njohur ndërkombëtarisht me këngë solo dhe bashkëpunime që numërojnë miliarda shikime në “Youtube” dhe në platformat e tjera.

Claydee kujtoi fillimet e karrierës së tij dhe periudhën e vështirë në Greqi, kur i duhej të përballej me racizmin.

“Fillimi ka qenë i vështirë, si të gjithë njerëzit. Racizmi gjithmonë ekziston, por ka të bëjë shumë familja dhe e kupton shumë shpejt që të gjithë njerëzit janë njësoj dhe ke mundësi të tregosh kush je me punën tënde, me gjërat që bën dhe duhet të vlerësosh shpirtin e njerëzve.

Në Greqi, në fillim ka qenë vështirë, por kur rezultatet dhe puna që dashuron dhe e bën me shumë pasion dhe krijon diçka të suksesshme, suksesin e duan të gjithë dhe aty mbaron racizmi, të gjithë të duan”.

Ndonëse i rritur në shtetin helen, artisti flet mirë shqip, ndërsa thekson se nuk duhet të harrojmë nga vijmë.

“Dy vitet e fundit kam filluar të flas shqip, që kam filluar të vij dhe në Shqipëri, kam dhe disa shokë shqiptarë. Mundohem sepse është gjuha ime, është mirë të mos harrosh nga fillove. Nuk mund të kuptosh sa larg ke shkuar, nëse mohon vendin nga je”.

revista.one/