Zhaklina braktis studion pasi nervozohet me moderatorin

Zhaklina braktis studion pasi nervozohet me moderatorin

June 13, 2023 0

Opinionistja e edicionit të dytë të “Big Brother Vip”, Zhaklin Lekatari shpesh është vënë në qendër të vëmendjes për shkak të komenteve të saj tipike të drejtpërdrejta dhe spontane.

Së fundmi Zhaklina  ka bërë një reagim të papritur teksa ishte e ftuar në emisionin “Panorama e Mëngjesit”, Zhaklin Lekatari po diskutonte me moderatorin Klevin Muka në lidhje me impaktin që kanë komentet negative ndaj saj në rrjetet sociale.

Moderatori iu drejtua Zhaklinës duke thënë se ka një perceptim që ajo nuk cenohet nga kritikat në rrjetet sociale pasi sipas tij ajo mund të ketë vendosur një lloj standardi në pranimin e kritikave nga persona të tjerë.

Kjo fjali e nervozoi shumë Zhakinën, e cila iu kthye ashpër moderatorit duke i thënë se askush nuk mund të mësohet me dhunën, qoftë ajo psikologjike apo fizike

“Pse hipotetizon kështu. Kush mësohet nga dhuna? Ti do mësohesh nga dhuna. Nuk ka asnjë kontekst në të cilën dhuna mund të pranohet”, u përgjigj Zhaklina.

Më tej Klevin insistoi duke thënë se mendon se Zhaklin Lekatari nuk cenohet pasi është shumë e fortë. Por kjo e revoltoi edhe më tepër Zhaklinën.

“Nuk e kuptoj si e merr këtë lirinë për të më thënë mua si më percepton mua. Unë nuk ta dhashë konfidencën për të më thënë mua si më percepton”, tha Zhaklina.

Më pas ajo u ngritur duke u larguar nga studio e emisionit ndërkohë që dyt moderatorët mbetën të shtangur duke sqaruar se Zhaklina u keqkuptua dhe se qëllimi nuk ishte që debati të shkonte në këtë pikë.