“Ziheshim për budallallëqe”, Andi i Për’puthen flet për herë të parë për ndarjen nga Melisa

“Ziheshim për budallallëqe”, Andi i Për’puthen flet për herë të parë për ndarjen nga Melisa

June 12, 2022 0

Andi Shehi, ish-konkurrenti i Për’puthen ka folur për herë të parë për ndarjen nga Melisa Lleshi duke u shprehur se të dy e bënë lidhjen toksike.

“U ndamë se kishim shumë kohë që ziheshim për budallallëqe. Sherri i fundit që u ndamë ishte për fjalë goje. Të zihesh tre herë në ditë i lë punët dhe gjërat e tua personale pas dore. Për një vit rresh zihesh çdo ditë dhe se lidhja u bë toksike. Në momentin që bëhet toksike më mirë të ndahesh”.- u shpreh ai i ftuar në “E diell”. I pyetur nëse e bëri ai lidhjen toksike, Andi tha: “E bëmë të dy”.

Ish-çifti i “Për’puthen” duket se e ka përdorur për famë dhe followersa lidhjen pasi janë ndarë dhe ribashkuar disa herë duke reaguar në rrjetet e tyre sociale. Pak janë më parë, Andi fshiu të gjitha fotot që kishte me Melisën në Instagramin e tij. Nga ana tjetër i shpejt ishte edhe reagimi i Melisës e cila fillimisht vendosi që të mbajë vetëm një video të edituar, ku duket dyshja e përqafuar. Tanimë  e ka hequr edhe atë.

Andi dhe Melisa ishin një ndër çiftet më të komentuar të cilët lidhjen e tyre të dashurisë vendosën ta jetonin jashtë programit të “Përputhen”.
Njohja mes tyre nisi pikërisht jashtë programit të dashurisë duke u kthyer më pas në një nga çiftet që i rezistuan kohës duke u shëndrruan në ata të cilët përjetuan lidhjen më të gjatë ndryshe nga shumë të tjerë ku lidhja e tyre zgjati shumë pak.

revista.one/