Zv.Kryeministri i shkon në koncert, Noizy e përshëndet: Molla me shumë fruta sulmohet

Zv.Kryeministri i shkon në koncert, Noizy e përshëndet: Molla me shumë fruta sulmohet

July 26, 2023 0

Pas incidentit në Shkup para pak ditësh, ku persona ende të paidentifikuar i vunë flakën makinës së zëvendëskryeministrit të Maqedonisë së Veriut, Artan Grubit, ky i fundit ka marrë pjesë në koncertin e reperit të njohur Noizy, në Gostivar.

Prania e Artan Grubit, zëvendëskryeministrit të Maqedonisë së Veriut është pritur me një reagim dashamirës nga këngëtari i njohur.

Teksa performonte live në Gostivar, Noizy u shpreh para publikut se Grubi ishte i pranishëm në sallë, duke bërë edhe një mesazh mbështetës drejt tij.

“Sonte më ka ardhur një shok nga politika, e ka emrin Artan Grubi. ‘What’s up’ Artan? A je mirë bro? Më vjen shumë keq për atë incidentin që ka ndodhur, por ne andej nga Shqipëria e kemi një shprehje: “Molla me shumë fruta sulmohet”. Domethënë ke shumë vlerë dhe ne të gjithë shqiptarët duhet të rrijmë bashkë”, dëgjohet teksa thotë reperi.

Grubit iu dogj makina më 22 korrik, në lagjen Çair në Shkup, para banesës së tij. Sipas mediave maqedonase, ngjarja ka ndodhur rreth orës 3 të mëngjesit ndërsa Ministria e Punëve të Brendshme dhe Prokuroria Publike e Shkupit po i vazhdojnë hetimet për zbulimin e autorëve dhe shkaqeve të djegies së automjetit të tij.

Ndërkaq, duke ju kërkuar falje fqinjëve dhe familjarëve të tij, ka reagur zv. kryeminsitri Artan Grubi.

Sipas tij, këto kërcënime, siç i quan ai, tinzare dhe qyqerare, ndodhin për të vetmin qëllim, e ai është profesioni i tij.

“Në politikë jam për të shërbyer dhe për të lënë gjurmë me punë e me vepra, e jo që të më terrorizohet familja, fqinjtë dhe shoqëria. Kërcënimet e vazhdueshme dhe sulmet e njëpasnjëshme i konsideroj si qyqare dhe tinzare, por unë nuk e kam ndërmend të ndalem dhe të zbrapsem nga puna dhe realizimi i pritshmërive të qytetarëve”, tha Grubi.

revista.one/