Nis “Për’puthen”, Gabriela symbullur përballë 3 djemve, kë zgjodhi?
September 19, 2023‘Për’puthen’ në Top Channel çeli dje sezonin e ri me surpriza e konkurrentë mjaft interesantë.
Në moderimin e Megi Pojanit, konkurrentët e parë u prezantuan në një mënyrë ndryshe nga herët e tjera. Ata nuk mund ta shikojnë njëri-tjetrin, por mund të komentojnë vetëm nisur nga zëri.
Gabriela dhe Aureli ishin të parët që u ulën në karriget e emisionit të dashurisë. Pas prezantimeve, dy konkurrentët e tjerë janë Ledio, i cili është këngëtar dhe Herisoni, shef kuzhine.
Aureli është një sipërmarrës, i cili la Spanjën për t’u bërë pjesë e Për’puthen. “Doja të jetoja në vendin tim, ta ndërtoj jetën me një vajzë shqiptare”, tha ai.
Gabriela ka zhvilluar një takim në studio me të tre djemtë dhe prej tyre zgjodhi Harris për një takim jashtë.
Edhe në pjesën e stafit të emisionit ka risi, pasi këtë vit i është bashkuar edhe Ronaldo Sharka.
Pas puntatës së parë ditën e djeshme, moderatori është bërë pakëz emocional dhe ka folur për këtë deryrë të re. Në një shkrim të gjatë në story Ronaldo fillimisht u shpreh krenar për veten, më pas falenderoi të gjithë ata që besuan tek ai.
revista.one/