Tifozët ‘tallen’ me të dashurin e Loredanës, i përmendin Mozzikun gjatë ndeshjes

Tifozët ‘tallen’ me të dashurin e Loredanës, i përmendin Mozzikun gjatë ndeshjes

October 27, 2023 0

Reperja nga Ferizaj, Loredana Zefi dhe futbollisti i Borussia Dortmundit, Karim Adeyemi, prej disa muajsh po shijojnë një lidhje dashurie. Kjo romancë mori vëmendje të madhe dhe nuk shpëtoi pa u komentuar as në rrjete sociale.

E në këtë u përfshi edhe reperi Mozzik, me të cilin Lori ka qenë në lidhje për një kohë dhe kanë bashkë një vajzë.

Megjithatë, shpesh në rrjete sociale në komentet e postimeve të çiftit, fansat kanë përmendur emrin e këngëtarit. Por, kjo gjë së fundmi ka ndodhur edhe në realitet në bazë të një videoje që u shpërnda në TikTok.

Adeyemi po bënte ngrohjen për ndeshjen e Champions League, ku skuadra e tij do të luante përball anglezëve të Newcastle, disa tifozë shqiptarë dëgjohen duke përmendur emrin e Mozzik, por shihet se janë injoruar nga futbollisti.

“Ey Mozzikkk”, dëgjohet një person në video.

Karim nga ana tjetër është kritikuar për performancën e dobët dhe u tha se kjo erdhi pas lidhjes me Loredanën.

revista.one/