“Kisha një batutë për një qeros”, Luizi ironizon Salsanon

“Kisha një batutë për një qeros”, Luizi ironizon Salsanon

October 27, 2023 0

Duket se ‘krisja’ mes Luizit dhe Salsanos sa vjen dhe bëhet më e madhe.

Batutën e aktorit të humorit, ku thoshte se ka vetëm “një mbret, një luan” dhe nënkuptonte Luizin, ky i fundit duket se nuk e ka kaluar aq lehtë.

Me një video gjatë premierës së filmit në Shkup, të cilën e ka shpërndarë një fanpage, Luizi nuk e ka lënë pa komentuar dhe ironizuar Salsano Rrapin duke thënë:

“Kjo ishte hera e fundit që më lejojnë të flas për filmin. Kisha edhe një batutë perlë për një qeros por po e ruaj për ndonjë ditë me shi”.

Salsano Rrapi postoi në InstaStory-n e tij një foto me të gjithë pjesëmarrësit e filmit “Në Kuadër të Dashurisë” dhe i vetmi që kishte prerë nga fotoja ishte Luiz Ejlli.

Ndjekësve nuk i shpëtoi ky detaj dhe ia vunë në pah, mirëpo nëpër takime me fansat nisi të bënte batuta se “Vetëm një luan kishin” e nisi të hidhte thumba për Luizin, ndaj ky i fundit s’ia ka lënë mangut.

revista.one/