Kiara shfaqet pa unazën e martesës, Luizi bën komentin epik  

Kiara shfaqet pa unazën e martesës, Luizi bën komentin epik  

November 7, 2023 0

Kiara Tito ka publikuar në Instagram një foto me pamjen e saj për “Fun Club DWTS”, të cilin ajo e moderon. Ajo kishte veshur një fustan të gjerë, ndërsa fansat kanë aluduar se moderatorja është në pritje të ëmbël për shkak të barkut të saj të fryrë.

Megjithatë një tjetër gjë që nuk iu shpëtoi fansave të Kiarës ishte që ajo nuk kishte vendosur në gisht unazën e martesës dhe këtë gjë e ka vënë re edhe bashkëshorti i saj.

Ky i fundit ka komentar në postimin e bashkëshortes së tij, duke iu paraprirë të gjitha thashethemeve që mund të qarkullojnë për krisjen e marrëdhënies së tyre.

“A ju kam thënë që nuk janë bashkë. Ku i ka unazat?”– ka shkruar Luizi.

Prej kohësh në rrjet po qarkullojnë lajme se çifti së shpejti do të bëhen prindër për herë të parë, megjithatë Luizi dhe Kiara kanë vendosur që të mos reagojnë rreth këtyre lajmeve duke i nxitur akoma më shumë dyshimet e fansave të tyre të “zjarrtë”.

revista.one/