I ndanë bashkë paratë, ja kush e fitoi ‘Love Island Albania’

I ndanë bashkë paratë, ja kush e fitoi ‘Love Island Albania’

November 6, 2023 0

Çifti mbante në duar zarfin prej 50 mijë eurosh. Dhe pyetja e të gjithëve ishte “A do ta ndajnë ata me njëri-tjetrin?”

Çifti fitues i edicionit të parë të “Love Island Albania” është Ueda dhe Arlindi. Ata zgjedhin nga një zarf secili dhe Ueda ka zarfin me 50 mijë euro ndërsa Arlindi zarfin me 0 euro. E pyetur nga Luana nëse ajo dëshiron t’i ndajë paratë më Arlindin, Ueda u përgjigj: Unë zgjedh dashurinë dhe dua t’i ndaj paratë me Arlindin!

Ndërsa ky i fundit kishte shprehur më herët dëshirën për t’i dhënë gjysmat e parave Uedës, sepse i duheshin për familjen dhe gjysmat e tjera për të bërë dasmën me të. Duket se djali i ka ‘idetë e qarta’.

Në vend të dytë u rendit Amadea dhe Haris, ndërsa në vend të tretë Erida dhe Aleksandros.

Ndërkohë që Aisha dhe Everaldo ishin çifti i parë që u skualifikua nga vota e publikut.

Nata finale dhuroi shumë surpriza dhe emocione, teksa Aleksandros dhe Erida i deklaruan njëri-tjetrit dashurinë, ndërsa Arlindi i dha unazën e fejesës Uedës.

Ndërkohë që personazhe të njohur të artit dhe sportit u bënë pjesë e spektaklit duke shprehur mbështetje për çiftet e preferuara.

Debatet mes çifteve nga vila në Palasë u transferuan edhe në studion e dashurisë që ishte krijuar enkas për finalistët në ambientet e televizionit Klan.

Ueda ka marrë mbështetjen nga kapiteni i kombëtares shqiptare, Elseid Hysaj ndër të tjera në ai thotë: “Një urim të veçantë për Uedën, si thotë edhe një shprehje e moçme Shkkodrane’me ken Shkodran të tana i ban’. “

Pas Uedës ka qenë Arlindi ai i cili ka përjetuar emocione të forat. Ai është surprizuar nga nëna  e tij dhe ka shpërthyer në lot. Në pamundësi për të qenë e pranishme në studio, e ëma i ka dërguar këto fjalë nëpërmjet këtij videomesazhi:

“Arlind shpirt i mamit dhe babit, je jeta jonë çdo ditë e më shumë e ndjejmë mungesën tënde. Mezi presim që të kthehesh sepse e ndjejm mungesën tënde. Ti njohe një vajzë të urtë t ëbukur, të edukuar të cilën ne  e duam shume dhe ajo është Ueda jonë. Dëshira jonë si prindër ka qenë studimi dh enjë nuse shqiptare. Ti sot ke arritur gjithçka me forcat e tua, dëshirën e parë ke vite që e ke plotësuar. Tani është koha që të na vish çift, por fol me prindërit e saj që tri bëjmë gjërat sipas zakonit. Mirëardhshi bashkë dhe të uron mami fitore.”

revista.one/