Në krye të top listës për 50 javë, Bebe Rexha thyen rekordin botëror

Në krye të top listës për 50 javë, Bebe Rexha thyen rekordin botëror

September 7, 2023 0

Bebe Rexha ka thyer një rekord botërore duke u bërë artistja e vetme në botë që qëndron për 50 javë e renditur në numrin një, në dy prej top listave muzikore të Billboard.

E kemi fjalën për top-listën e këngëve më të dëgjuara të zhanrit country dhe top-listën e këngëve më të dëgjuara të zhanrit ‘electronic’.

Ajo ka qëndruar për 50 javë e para në këto dy top-lista me hitet e saj të padiskutueshme, “Meant To Be” (bashkëpunim me Florida Georgia Line) dhe “I’m Good (Blue)” (bashkëpunim me David Guetta).

Vetë Bebe ndau super e lumtur këtë lajm me ndjekësit e saj në rrjete sociale.

“Jam në shok. Mirënjohëse. E beakuar. E lumtur. Faleminderit kujtdo që më ka mbështetur në karrierën time. Ju dua, me dashuri Bebe”- shkroi ajo.

“Të kompozuarit e këngëve është pasioni im, pa marrë parasysh stilin e muzikës”, tha Rexha për Billboard në fillim të këtij viti.

“Unë kam qenë e bekuar që kam pasur këngë hit në zhanre të ndryshme gjatë karrierës sime. Gjetja e këtij lloji suksesi si në top listat e zhanrit ‘electronic’ ashtu edhe në atë të ‘country’ është diçka për të cilën jam vërtet krenare. Të kesh muzikën tënde rezonuese me kaq shumë njerëz dhe top lista në zhanre të shumta është e mahnitshme dhe do të thotë shumë për mua, pasi kurrë nuk kam dashur të futem në një kuti”, shtoi këngëtarja me origjinë shqiptare.

revista.one/