Stresi flet për të dashurën e tij të re: Nata më speciale… 

Stresi flet për të dashurën e tij të re: Nata më speciale… 

September 7, 2023 0

Pas një lidhje disa vjeçare me Keisin, Stresi duket se ka gjetur sërish dashurinë. Së fundmi ai ka publikuar një foto në Instastory, ku shihet i përqafuar me vajzën që atij i ka rrëmbyer zemrën.

“Sonte ishte nata ime më speciale ndër vite”, ka shkruar Stresi në foto, ku fytyrën e të dashurës ia ka mbuluar.

Mesa duket reperi është sërish i lumtur, pas dramave në lidhjen disa vjeçare me Keisin, të cilët ndaheshin dhe pajtoheshin shpesh herë.

Në fakt Stresi e bën shpesh këtë njoftim për fansat. Një vit më parë, reperi postoi një video krah “partneres së re”, ku shkroi “Mos keqkuptoni. E kaluara ka vdekur. Dhe të kesh sukses mos kalo në të kaluarën, por jeto të tashmen. Do thoni ju “Po kujtimet mbesin”. Hahahah mbesin një m*t të madh.“

revista.one/