Ledion Liço merr vendimin e papritur ndaj Arbana Osmanit

Ledion Liço merr vendimin e papritur ndaj Arbana Osmanit

November 1, 2023 0

Lajmi i mbrëmjes së djeshme se Arbana Osmani mund të mos prezantojë ‘Big Brother Vip 3’ bëri shumë bujë. Edhe pse nuk ka ende një konfirmimin nga ana e saj, disa prej ndjekësve e pritën mirë këtë ‘ide’.

Ndërsa të tjerë u shprehën kundër, duke thënë se pa Arbanën nuk do të ketë ‘BBV’ e se ajo është e vetmja që mund ta prezantojë më së miri këtë ‘reality show’.

Vërtetësia e këtij lajmi nuk dihet ende, por një veprim i fundit i Ledion Liços, i cili thuhet se do të zëvendësojë Arbanën, ka marrë mjaft vëmendje.

Pas një kërkimi në profilin e tij të Instagram-it, vumë re se ai nuk e ndjek më Arbanën. Të njëjtën gjë ka bërë edhe moderatorja.

Moderatorja thuhet se ka ndërprerë ‘negociatat’ për shkak të një ‘ngërçi’ me administratorët e televizionit, që mendohet se ka lidhje me kompesimin financiar

E në këto kushte, duke marrë parasysh natyrën delikate dhe konfidenciale të negociatave të tilla prezantimi i ‘BBVA-3’ për momentin mbetet një çështje e pasigurt.

revista.one/