Luiz Ejlli “mësyn” në provat e Ronaldos, ai largohet menjëherë nga palestra e “DWTS”

Luiz Ejlli “mësyn” në provat e Ronaldos, ai largohet menjëherë nga palestra e “DWTS”

November 1, 2023 0

Provat e ditës së konkurrentëve të “Dancing With The Stars” nuk u mbyllën pa të papritura, kryesisht për Ronaldo Sharkën.

Gjatë përgatitjes për natën e rëndësishme të së premtes, fituesi i “Big Brother VIP” Luiz Ejlli, hyri në palestrën e provave.

Menjëherë pas këtij veprimi Ronaldo i nervozuar ka braktisur ambientin, duke lënë provat për pak kohë pezull, pavarësisht se këngëtari nuk i foli fare.

Luiz Ejlli nuk la pa ironizuar edhe konkurrentin, teksa i tha balerinës shoqëruese këto fjalë:

“Ika suksese. Rrezik t’ka ra po do ta përballosh, nuk ke çfarë t’i bësh”.

Ronaldo dyshoi se kjo ishte provokim dhe mund të prishë humorin e tij. Ndër të tjera pas rikthimit të konkurrentit të “DWTS” në palestër, ai pretendoi që në karrierën e tij nuk do më ngacmime nga njerëz si Luizi.

Ai nuk la pa përfshirë edhe Zhaklin Lekatarin gjatë provave të kësaj të mërkure, pasi bëri një video-telefonatë duke e pyetur nëse performancat e tij në DTWS po shihen mirë nga publiku, apo po ndodh e kundërta.

revista.one/