Luizi tallet me “Maestro” Armaldon: Më zbuloi sekretin…

Luizi tallet me “Maestro” Armaldon: Më zbuloi sekretin…

October 30, 2023 0

Përmendja e Luizit nga balerina e Armaldo Kllogjerit në spektaklin televiziv “DWTS”, Marjana, solli shumë tension në marrëdhënien e tyre.

Armaldoja, që njihet ndryshe dhe si “Maestroja”, e mori deklaratën e saj si një mungesë respekti ndaj tij, ndërsa nga ana tjetër balerina u shpreh se e gjitha ishte një shaka që nuk e priste ta irritonte kaq shumë tenorin.

Madje, mendimet e këtij të fundit shkuan deri atje sa ai të shprehej se Marjana është e infiltruara e Luizit.

Për këtë deklaratë ka reaguar më parë dhe vetë këngëtari në fjalë, i cili i ka dërguar një mesazh publik Armaldos përmes programit “DWTS Fan Club”, ku ai ishte i ftuar ditën e djeshme.

Në formë shakaje, Luizi u shpreh se është bërë tym që iu zbulua e infiltruara, por ia arriti qëllimit të eliminonte Armaldon.

Pas këtij mesazhi, tenori preferoi mos të jepte komente duke thënë: “Përderisa e ka thënë Luizi, nuk kam asnjë koment”.

revista.one/