Reagimi i Kiara Titos, kur Armaldo Kllogjeri e uron LIVE për shtatzëninë…

Reagimi i Kiara Titos, kur Armaldo Kllogjeri e uron LIVE për shtatzëninë…

October 30, 2023 0

Prej kohësh po qarkullon në rrjet lajmi se Kiara Tito është shtatzënë, por vetë moderatorja nuk e ka konfirmuar asnjëherë. Ditën e sotme ajo kishte ftuar në “Dancing Ëith the stars Fan Club” Armaldo Kllogjerin.

Pak pas nisjes së intervistës, Armaldo ashtu si gjithë kureshtarët, donte të mësonte të vërtetën LIVE për shtatzëninë e Titos, e në emision nuk kanë munguar ngacmimet.

Kllogjeri e uroi Kiarën për shtatzëninë, duke e bërë fakt të kryer. “Doja të uroja për shtatzëninë, nuk e di nëse je apo jo, po kështu thuhet!”- i tha ai Kiarës.

Mirëpo, kjo e fundit e kaloi bisedën menjëherë në një temë tjetër, duke mos e zbuluar sërish se si qëndron e vërteta.

Në një intervistë të mëparshme, Maestro ka zbuluar se nuk flet më me këngëtarin shkodran. Teksa ishte i ftuar në “Pushime on top”, ai tha se Luizi nuk e ka uruar për ardhjen në jetë të vajzës. Sipas tij, do ishte e mirë që të liheshin pas hatërmbetjet dhe të urohej për bekimin që mori, por shtoi edhe se i ka bërë bllok fituesit të “BBV”.

“Do isha shumë i gëzuar nëse Luizi do më uronte për ardhjen e vajzës time në jetë. Është tërheqje vëmendje. Në gëzime dhe në hidhërime të paktën duhet të mos kemi hatërmbetje. Unë prisja një mesazh nga ai, pavarësisht bllokut që i kam bërë në Instagram”– tha Armaldo.

revista.one/