Në “Për’puthen” janë hapur audicionet e fundit për këtë sezon.
Mësohet se hyrja e re do të jetë djali nga Kavaja, Elton Maksuti. Këtë lajm e ka bërë vetë ai nëpërmjet një fotoje të publikuar në “Facebook” ku ka publikuar kontratën e nënshkuar me televizionin “Top Channel”.
26-vjeçari ka qenë portier tek skuadra e Besës së Kavajës.
Krahas fotos, ai ka shkruar:
“Ju ftoj të më ndiqni në emisionin “Për’puthen” në ditët në vazhdim në Top Channel.“
“Pranoj që kusht i pjesëmarrjes në programin “Për’puthen” është që të paraqitem çdo ditë në oraret e caktuara, të njoftuara nga autorët e programit për rregjistrimin tim si “pjesëmarrës” dhe pranoj që do të përfshihem në të gjithë kohëzgjatjen e programit përsa më kërkohet nga Autorët apo Përfaqësuesit e televizionit“, shkruhet nder te tjera ne kontrate.