Barbie dhe Sirena, Dua Lipa dhe Margot Robbie pozojnë së bashku

Barbie dhe Sirena, Dua Lipa dhe Margot Robbie pozojnë së bashku

November 17, 2023 0

Dua Lipa dhe Margot Robbie morën gjithë vëmendjen në eventin e mbushur me yje të Variety Power of Women, mbajtur në Citizen News në Los Angeles të enjten, me paraqitjen e tyre elegante. 

Stili i Dua Lipës ka qenë në një temë më vete dhe shumë e pranojnë se këngëtarja mund të krijojë trendet më të mëdha të sezonit. Me një fustan të kuq me korse, ylli me origjinë nga Shqipëria, dukej mahnitëse.

Nga trupi perfekt deri te silueta e lëmuar e mëndafshtë, pamja e saj ishte e krijuar për tapetin e kuq. Flokët e saj të kuqe të thellë plotësonin stilin dhe vendosja minimale e aksesorëve ishte zgjedhja e duhur. Lipa publikoi këngën e saj të re, “Houdini”, në fillim të këtij muaji.

Nga ana tjetër Margot Robbie dukej aq elegante si kurrë më parë. Ylli i Barbie, 33 vjeç, mahniti me një fustan ngjyrë kafe me supe ndërsa iu bashkua bashkëshorti i saj Tom Ackerley, në mbrëmjen e bukur, duke festuar arritjet e grave në argëtim.

Ajo e plotësoi pamjen me një palë vathë diamanti. Sa i përket grimit , ajo qëndroi minimale, më buzët e kuqe.

Të nderuarit e këtij viti përfshijnë Carey Mulligan, Fantasia Barrino, Lily Gladstone dhe Billie Eilish. Të pranishmit e tjerë përfshinin Leonardo DiCaprio, Oprah Winfrey,  Meghan Markle, Greta Lee, Sofia Carson, Emma Myers, Dianne Warren, Addison Rae, Madison Bailey, Tia Mowry dhe më shumë.

revista.one/