Luiz Ejllit i rrjedh kënga e papublikuar, habitet kur e dëgjon

Luiz Ejllit i rrjedh kënga e papublikuar, habitet kur e dëgjon

July 14, 2023 0

Luiz Ejlli ishte i ftuar në emisionin “Fiks Fare”, ku gjatë bisedës i është vendosur në studio edhe një pjesë nga projekti i ri muzikor.

“Dhe prapë je ti, Kiara shpirtin ty ta fala dhe më doli fjala”, dëgjohet në sfond teksa këngëtari mbeti i habitur.

“Nuk ka dalë akoma kjo këngë, është kënga e re. Me datë 19 do të kemi xhirimet e klipit dhe sa bën montazhi e këto”, u shpreh Luizi.

Luiz Ejlli është në periudhën e tij të artë dhe po shijon frytet e famës.

Artisti nga Shkodra këtë periudhë është mjaft i angazhuar me koncerte, por pa lënë anash edhe këngët e reja.

revista.one/