Luiz Ejlli tregon planet për t’u futur në politikë: Do një ndryshim ky vend…

Luiz Ejlli tregon planet për t’u futur në politikë: Do një ndryshim ky vend…

July 14, 2023 0

Këngëtari i njohur Luiz Ejlli ka treguar jo në pak raste popullaritetin dhe masën që e mbështet në çdo hap të karrierës dhe jetës së tij. Mirëpo nëse Luizi do të bëhej pjesë e ndonjë partie, apo nëse do të luftonte për ndonjë pozicion në politikë a do të kishte po të njëjtën mbështetje?

Ndonëse jo i përfshirë politikisht Ylli Luiz Ejlli tregoi gjatë fushatës elektorale mbështetjen e tij për kandidatët e PS-së në Tiranë dhe Shkodër.

Sakaq ai vetë ka lënë të kuptohet, ndonëse me shaka se një ditë do të përfshihet në politikë. E tanimë që popullariteti i tij dihet a do të jetë pjesë e politikës?.

Kësaj pyetje i është përgjigjur vetë Ejlli, i cili së fundmi teksa ka qenë i ftuar në një emision, ku ka dhënë versionin e tij se çfarë strategjie do të ndiqte po të bëhej pjesë e politikës.

“Që do një ndryshim ky vend e do, se thotë Rama jo po ika unë kush do të vijë? Do marr një pjesë të partisë së Albin Kurtit, janë të mirë ata për protesta, janë të mirë për opozitë. Do merrja një pjesë të partisë së Ilir Metës, të kryejnë punë ata. Do merrja një pjesë të partisë së Berishës, se duhen, se nuk pranojnë asnjëherë rezultatin e zgjedhjeve, sido të jetë. Do merrja dhe një pjesë të PS, se kanë vila kudo dhe se ata fitojnë gjithmonë”, tha me batuta Luizi.

Disa kohë më parë, fituesi i çmimit të madh të Big Brother VIP Albania 2, Luiz Ejlli i ftuar në emisionin “Më lër të flas” ka shpalosur disa detaje nga jeta e tij pas spektaklit të famshëm. Ai tha se menjëherë pas përfundimit të natës finale ka shkuar në qytetin e tij, Shkodrën.

“Më erdhi keq për kandidatët e partive politike për kryetar Bashkie, se kisha postiera të vendosur më shumë se ata”, u shpreh Luizi.

Kur jemi te politika, Luizi tregoi se 3 kandidat të zgjedhjeve të 14 majit në Shqipëri i kishin shkuar në shtëpi, duke mos treguar më shumë detaje.

Ndërsa, i pyetur nga vëllezërit Veshaj se a do të futet në politikë, ai u shpreh se nuk e mendon si zgjedhje dhe se është i fokusuar në muzikë.

revista.one/