Ermonela Jaho: Djem dhe vajza, suksesi nuk matet me “like”

Ermonela Jaho: Djem dhe vajza, suksesi nuk matet me “like”

December 28, 2022 0

Sopranoja me famë botërore Ermonela Jaho ka dhënë një mesazh për të gjithë të rinjtë dhe të rejat, për ëndrrat e tyre, të cilëve u thotë se bëhen realitet vetën kur i ndjek ato, kur punon shumë përtë arritur ambiciet e tua.

“Ëndrrat realizohen. Ka një punë të madhe, një punë të jashtëzakonshme, sepse pa punë, edhe ëndrra më e bukur nuk mund të arrihet. Sepse jetojmë në epokën e digjitalizimit dhe ndonjëherë krijojmë një imazh fallco. Duket sikur suksesi arrihet me një fotografi të bukur, me filtra. Ti do bëhesh një këngëtare e madhe, sepse ke bërë këtë photoshooting.

Edhe ajo duhet se njeriu prezantohet, por ti duhet të arrish të bësh diçka cilësore, sepse gjërat e mira marrin kohë. Ndaj, duket sikur suksesi arrihet shpejt sepse ke sa më shumë ‘likes’. Në disa momente edhe mundet, por jo në art. Aty je një gladiator i skenës, sepse shpirti yt human, ndjenjat e tua, përgatitjet tuaja përballen me publikun, ndaj duhet të jesh i zoti te realizosh diçka në skenë. Jo ajo fotografia”, u shpreh Jaho në një intervistë për ‘Dritare TV’.

revista.one/