Ermal Mamaqi feston me Shtëpinë e të Moshuarve dhe fëmijët e Zyber Hallullit

Ermal Mamaqi feston me Shtëpinë e të Moshuarve dhe fëmijët e Zyber Hallullit

December 28, 2022 0

Ermal Mamaqi dhe skuadra e tij  kanë shkuar  në dy vende shumë të veçanta, në Shtëpinë e të Moshuarve dhe në Shtëpinë e Fëmijës “Zyber Hallulli”.

Të moshuarit dhe fëmijët kanë kaluar një ditë të lumtur me lojëra, argëtim, muzik dhe dhurata. Ermali ka postuar fillimisht disa video ku shfaqet me të moshuarit duke i argëtuar e duke kënduar me ta. “Miq ju përshëndes nga shtëpia e të moshuarve. Kemi ardhur këtu me grupin tonë të mentorimit. Vijmë shpesh këtu dhe kalojmë kohë me këta miqtë tanë që kanë nevojë më shumë se kushdo për dashuri, për njerëz që t’i takojnë”, shprehet Ermali.

Më pas shihet në Shtëpinë e Fëmijës, së bashku me Amin, Joelin dhe Xhodën, ku kanë ndarë dhurata dhe kanë plotësuar nevojën e shtëpisë për një lavatriçe. Më pas të gjithë së bashku janë argëtuar me lojëra e muzikë. Një gjest ky që është duartrokitur pasi të dy këto qëndra kanë nevojë më shumë se kurrë për njerëz dhe gëzim në këto ditë festash.

revista.one/