Kiara dhe Luizi e nisin që në mëngjes me përqafime (VIDEO)

Kiara dhe Luizi e nisin që në mëngjes me përqafime (VIDEO)

January 23, 2023 0

Moderatorja Kiara Tito është hedhur sot në mëngjes në krahët e këngëtarit duke i dhuruar një përqafim të ngrohtë. Sigurisht, Luizi u lumturua se kjo tashmë është fakt.

Ai “po fluturonte “ nga gëzimi, ndërkohë që i dhuroi puthje.

Më herët Luizi i ka bërë një kërkesë të veçantë moderatores duke i kërkuar të largohet nga debatet me banorët e tjerë, të cilët po epërdorin sipas tij për të sulmuar atë.

Ndër të tjera ai i ka thënë se e vetmja gjë që mund ta nxirrte nga vetja në atë “reality-show” do të ishte nëse Kiara do të cënohej.

“E vetmja pikë e dobët e imja në këtë shtëpi je ti. Nuk kam asnjë. Je thembra e Akilit, ose merre si të duash. E vetmja gjë që më bën të dal në ekstrem është nëse shikoj që je prekur, je cënuar ti. Ta kërkoj me shpirt të jesh e ftohtë, t’i injorosh dhe mos t’u kthesh përgjigje fare,”-ka shtuar Luizi. revista.one/